Skena politike në Maqedoni ka shumë nevojë për një parti që do të zgjidhte çështjet e hapura shqiptare që të cilat kanë mbetur pezull nga partitë aktuale shqiptare për njëzet vite me radhë.
Shqiptarëve në Maqedoni u nevojitet një parti apo lëvizje me frymë të re, me qasje të re, dhe me fytyra të reja, thonë analistët shqiptarë. Më mirë thënë nevojitet një SYRIZA shqiptare, e do të mbaj qëndrim dhe se nuk do të ndryshoj parimet për vende ministrash.
Shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një lëvizje, parti apo formë tjetër të aktivitetit politik, qoftë edhe një SYRIZA SHQIPTARE, duke pas parasysh gjendjen aktuale politike dhe nivelin e aktivitetit politik te partive politike, duket e domosdoshme një ofertë e re, mendimi ri që se kemi parë 20 vjetët e kaluara, thotë analisti Edmond Ademi. Ademi vlerëson se kjo lëvizje do të duhet ti ketë për kryesore dy shtylla, aspektin ekonomik punësimin dhe uljen e varfërisë.
Për 20 vite jemi lodhur me floskula patrotike dhe kemi nevojë për një vizion të ri, që i ka këmbët në tokë dhe jo ndër tokë, apo në ajër thotë Ademi, duke shtuar se në këtë drejtim shembull i mirë do të ishte Syriza greke që tregoi një filozofi të re politike, nuk i theu principet e veta për tu bë pjesë e qeverisë, apo për të fituar ndonjë post ministri, e kështu me radhë, tek ne partitë politike shqiptare gjithmonë kanë vrapuar pas pushtetit, gjithmonë pushtetin e kanë pasur si motivim duke shkelur mbi të gjitha vlerat dhe parimet, që ndoshta i kanë promovuar, ndërsa në fakt menjëherë pas zgjedhjeve, ato vlera ato parti me nuk ka mbetur asgjë, prandaj jemi në këtë gjendje ku jemi në aspektin e partive politike, thotë Ademi.
Edhe publicisti Ramadan Ramadani vlerëson se kushtet pët një lëvizje të re janë pjekur, ndërsa ekzistojnë shumë arsye se pse kjo mund të ndodhë. Sipas tij, duke mare parasysh gjithë problemet që u shfaqën kohët e fundit me mos përfaqësimin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, një lëvizje e re platformë apo opsion i ri politik do ishte me të vërtet një zgjidhje për përfaqësim dinjitoz zë shqiptarëve në Maqedoni.
Edhe analisti Albert Hani vlerëson se shqiptarët kanë nevojë për rifreskim dhe rinim të skenës politike.
Ndoshta intelektualët e heshtur janë rrugëdalja e vërtetë nga kjo humnerë nga kemi dalldisur të gjithë, por nuk jam i sigurt nëse është momenti i vërtet që mund ti frymëzoj qytetarët të dalin jashtë strukturave të etabluara nga partitë politike për shkaqe varësie, frike dhe kulturës adaptuese me rrethanat e krijuara nga interesa të personaliteteve që gëzojnë pushtet nga partitë, thotë Hani.
Që ti sfidosh sistemet dhe strukturat e etabluara partijake, analisti Albert Hani mendon se duhet mobilizim të intelegjencës së përkushtuar në ndryshime, eksperiencë, mjete financiare etj.
‘Me çdo kusht duhet të eliminohet kultura se pa kërcënime dhe kushtëzime me punësime, si dhe pa militant, mashtrime, forcë, dhe dhunë nuk mund të merren vota. Kjo kohë nuk ka ardhur te ne, po më bën optimist se partitë politike do ta vërejnë së fundi se është koha për inkuadrim të intelektualëve e jo anashkalimi dhe injoranca e tyre’ vlerëson Hani.
Kohëve të fundit shumë intelektualë shqiptarë kanë bërë publike idenë e organizimit të një nisme politike e cila do të gjente mënyrën për ti zgjidhur çështjet e hapura për njëzet viteve kaluara tek shqiptarët e Maqedonisë, siç janë përdorimi i gjuhës shqipe, flamurit, zgjidhjen e statusit të ish të persekutuarve politik, uljen e varfërisë së madhe që kanë shqiptarët dhe gjetjen e mënyrave të punësimit të rinisë shqiptare, e cila edhe tani pas 20 demokracie në vend, të ardhmen e sheh në emigrim në shtetet e zhvilluara evropianë./Portalb/