Site icon PORTALB

Kancelarja gjermane, Merkel mbështet sulmet e përbashkëta ajrore në Siri

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përshëndeti sulmet ajrore në Sirinë si përgjigje të sulmit kimik të javës së kaluar të forcave të Bashar al-Asadit në Duma, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të shtunën, Merkel theksoi se sulmi i përbashkët i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në veçanti synon shkatërrimin kapaciteteve të mundshme të armëve kimike në Siri dhe synon parandalimin e përdorimit të mëtejshëm të armëve të ndaluara.

“Mbështesim aktin e aleatëve tanë të SHBA-së, Britanisë dhe Francës, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat në këtë mënyrë morën përgjegjësinë. Operacioni ushtarak ishte i domosdoshëm dhe i duhur për të mbështetur ndalimin ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian”, tha Merkel.

Si përgjigje e sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Siri.

Exit mobile version