Site icon PORTALB

KE gati për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Evropjan

Komisioni Evropian

Shqipëria është në prag të ngjitjes së një shkalle kyçe të integrimit në Bashkimin Europian.

Komisioni Europian pritet të hapë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian të martën më 17 prill.

Rekomandimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë pritet të jepet pa kushte, duke vendosur theksin te progresi i kryer në fillimin e procesit të Vettingut, si pikë kyçe për reformën në drejtësi, por edhe aksionet në rritje të qeverisë shqiptare kundër trafikut të drogës, si një problem specifik i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, raporton Klan.

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të udhëtojë drejt Ballkanit për të komunikuar lajmin e mirë së pari në Shqipëri, për të vijuar më pas në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi.

Exit mobile version