Site icon PORTALB

Ambasadorja britanike: Britania nuk është e përfshirë në sulmin kimik

Karen Pierce

Karen Pierce

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce tha sot se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmin e dyshuar kimik në Siri, duke hedhur poshtë akuzat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Është një gënjeshtër groteske, e plotë, është lajmi më i keq i rremë që kemi parë ndonjëherë nga makineritë propagandistike ruse”, u tha gazetarëve Pierce.

Rusia sot e ka akuzuar Britaninë e Madhe se është e përfshirë në sulmin me armë kimike në Duma të Sirisë.

Exit mobile version