Site icon PORTALB

Kosovë, Bejtush Gashi emërohet ministër i Punëve të Brendshme

Qeveria e Kosovës, foto arkivi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar Bejtush Gashin, ministër të Punëve të Brendshme.

Në një postim në Facebook, kryeministri Haradinaj, ka shkruar se “ai i sjell qeverisjes së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin”, transmeton REL.

Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës.

Gashi është emëruar në këtë post pas dorëheqjes së ministrit, Flamur Sefaj.

Dorëheqjen e Sefajt paraprakisht e kishte kërkuar kryeministri Ramush Haradinaj, pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tij.

Exit mobile version