Site icon PORTALB

Pas ndërhyrjes në zemër, aktori i njohur rrëfen për vështirësitë me të cilat po përballet

Arnold Schwarzenegger

Muajin e kaluar aktori i famshëm Arnold Schwarzenegger bëri një ndërhyrje në zemër. Ky lajm u bë publik nga zëdhënësi i tij Daniel Ketchell. Ndërhyrja ishte e vështirë, por fatmirësisht rezultoi e suksesshme. Në një video të postuar në Instagram aktori ka folur rreth shëndetit të tij, si dhe ka falenderuar fansat për shqetësimin dhe mbështetjen e tyre, transmeton Revista Class.

Schwarzenegger gjatë rrëfimit tregoi se ende nuk e ka marr veten dhe se i duhet akoma kohë për t`u shëruar. Ai po kalon ende vëshrësi me shëndetin e tij, pasi nuk ka kaluar shumë kohë nga operacioni. “Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Dua të dini se ndihem më mirë tani, por ende nuk jam shëruar, më duhet edhe disa kohë që ta them këtë”, -është shprehur ai për fansat. Shpresojmë që aktori ta rimarrë veten shumë shpejt dhe ta shohim në fomë si më parë.

Exit mobile version