Site icon PORTALB

Maqedoni, arrestohet një polic pasi kapet duke shitur marihuanë

Sekuestrohen 25 kilogramë marihuanë

Prokurori përkatës publik i Prokurorisë Publike Koçan, ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një polici për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në treg i drogve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Në bazë të njohurive paraprake dhe zbatimit të procedurave të veçanta hetuese, më 11 prill në Koçan me urdhër të prokurorit publik nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në një aksion është kapur një zyrtar policor ku ka shitur 26.2 gramë drogë – marihuanë. I dyshuari është mbajtur në Stacionin Policor në Koçan dhe gjatë ditës së djeshme është nxjerrë përpara gjykatësit të procedurës paraprake”, kumtojnë nga Prokuroria.

Për shkak të rëndësisë së veprës penale dhe dënimit eventual të tij me burg prej 3 deri më 10 vjet, prokurori kompetent ka kërkuar nga Gjykata e Koçanit që t’i shqiptojë masë paraburgimi. Gjykata e ka pranuar kërkesën e prokurorit dhe polici do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.

Exit mobile version