Site icon PORTALB

Ronaldo then një rekord të ri

CR7 ka shënuar po ashtu edhe në Euro 2008 dhe në KB 2010

CR7 ka shënuar po ashtu edhe në Euro 2008 dhe në KB 2010

Emri i Cristiano Ronaldos është shënuar në një tjetër listë rekordesh, pasi ai është bërë lojtari i parë portugez që ka shënuar në pesë turne të mëdha të futbollit.

Superylli i Real Madridit ka shënuar golin e parë në një turne të rëndësishëm me përfaqësuesen në Euro 2004. Dy vite më vonë ai u regjistrua në listën e golashënuesve në Kampionatin Botëror 2006.

CR7 ka shënuar po ashtu edhe në Euro 2008 dhe në KB 2010, ndërsa në shkëlqimin e të dielës mbrëma ndaj Holandës, ai u bë pjesë e historisë si lojtari i vetëm që ka shënuar në pesë turne të mëdha për Portugalinë./portalb/

Exit mobile version