Site icon PORTALB

Vret këngëtaren shtatzënë, nuk kërceu për të – VIDEO shqetësuese

Samina Samoon

Një këngëtare vetëm 24 vjeç dhe shtatzënë është vrarë me armë zjarri pasi nuk ka kërcyer për një nga të pranishmit në koncert, transmeton Top Channel. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pakistan, duke sjellë edhe reagimin e qytetarëve të cilët janë ngritur në protesta.

Samina Samoon ishte e ftuar në një ceremoni festive. Pamjet tregojnë dy persona në gjendje të dehur të cilët i hedhin para këngëtares, ndërsa njëri i kërkon të kërcejë për të. Mosplotësimi i dëshirës së tij ka bërë që të nxjerrë armën dhe të vrasë 24-vjeçaren shtatzënë.

Policia ka vënë në pranga një person që dyshohet si autor i kësaj ngjarje.

Exit mobile version