Anësori i Real Madridit, Marcelo, nuk ka hezituar që të tallet me Barcelonën pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte një vendim kontravers i gjyqtarit anglez Oliver ai që i dha mundësinë Ronaldos për të shndërruar një penalti në gol vendimtar për 4-3 dhe rezultatin e përgjithshëm pas dy sifdave në favor të Los Blancos, transmeton Telegrafi.
? ¡Estamos en SEMIFINALES!
? #APorLa13 #HalaMadrid pic.twitter.com/fcVFgJ3Bft— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 11, 2018
“Kemi dhënë gjithçka për t’u kualifikuar”.
“Ajo ishte një penalti e qartë. Telashe nga Juventusi? Nuk do të na ndodhte neve ajo që i ndodhi Barcës sepse ne jemi Real Madridi”, tha Marcelo, e citon Marca.
Reali në gjysmëfinale mund të takohet me Romën, Liverpoolin ose Bayernin.