Site icon PORTALB

Kotzias: Kontesti për emrin do të ketë zgjidhje kompromisi

Nikos Kozias

Nikos Kozias

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, deklaroi sot në Beograd se kontesti për emrin e Maqedonisë do të ketë një epilog kompromisi, ndërkohë që porositi se Greqia nuk e ka njohur dhe as që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Kotzias ka komentuar hapjen e Zyrës tregtare të Kosovës në Athinë, për të cilën tha se nuk është përfaqësi diplomatike por një zyrë tregtare.

Ai ripërsëriti se Greqia nuk e ka njohur e as që do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

I pyetur për kontestin e Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit të Maqedonisë, ai tha do të shkojë në Ohër për të diskutuar për këtë çështje.

“Çelësi për zgjidhjen e këtij problemi është realizmi, pragmatizmi dhe të kuptuarit se kemi nevojë për kompromise nga të cilat do të përfitojnë të dyja palët. Shpresoj që palët të kuptojnë këtë gjatë negociatave”, tha ai.

 

http://portalb.mk/517797-koxias-pasdite-vjen-ne-oher-do-te-kete-darke-pune-me-dimitrovin/

 

Exit mobile version