Site icon PORTALB

Apeli e ka konfirmuar paraburgimin e Çavkovit

Mitko Çavkov

Mitko Çavkov

Gjykata e Apelit në Shkup e ka hedhur poshtë ankesën dhe e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me të cilën ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, ngelet në paraburgim në burgun hetues “Shkup” në Shuto Orizare, konfirmojnë nga Gjykata, njofton Portalb.mk.

Gjykata e shkallës së dytë e ka refuzuar kërkesën e Çavkovit për sigurim të garancisë që të mundet të mbrohet në liri pasi që, ashtu si[ kanë theksuar nga Apeli, ajo është jo e kompletuar.

Ndryshe, Çavkov, , gjatë kohës së dhunës në Kuvend ka udhëhequr me Shtabin Operativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai gjatë sulmit “u humb” për dy orë dhe nuk ndërmori masa që Policia të parandalojë që dhunuesit të futen brenda Kuvendit. Për këtë Prokuroria e akuzon për terrorizëm.

Exit mobile version