Site icon PORTALB

Protestë në Nish kundër kalimit të pronësisë së aeroportit te shteti

Protesta në Nish të Serbisë, foto nga REL

Rreth 1,500 persona kanë protestuar sot në Nish të Serbisë kundër ndryshimit të pronësisë së aroportit “Konstandini i Madh”. Autoritetet në Serbi duan që ky aeroport të kalojë nga pronësia komunale në atë shtetërore.

Protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të qytetit, i cili vjen nga Partia Progresive e presidentit, Aleksandar Vuçiq, transmeton REL.

Ndërkaq, kuvendi komunal në Nish ka shtyrë votimin për propozimin e autoriteteve lokale, që pronësia e aeroportit t’i kalojë shtetit.

Këshilli i qytetit kishte miratuar propozimin më 30 mars, ku thuhej se shtetit “do të ndihmojë që aeroporti të bëhet ekonomikisht më i fuqishëm dhe të fitojë një pozitë më të mirë në treg”. Por, kjo lëvizje ka nxitur një valë të protestave.

Aeroporti në Nish është aerporti më i afërt për banorët në lindje dhe jug të Serbisë. Vitin e kaluar, mbi 330 mijë persona kishin shfrytëzuar këtë aeroport për të udhëtuar në 11 destinacione të ndryshme.

Exit mobile version