Një grua tridhjetë vjeçare me iniciale I.M. nga Gostivari dje në polici ka denoncuar dhunë familjare nga bashkëshorti i saj B.M. (32) me të cilin për një kohë të gjatë i kanë prishur marrëdhëniet, transmeton Portalb.mk.
Atë ditë ajo rreth orës 14 e 30 ka shkuar te shtëpia e prindërve të saj, por pas një kohe të shkurtër B.M. e ka lajmëruar që të kthehet prapë. Pastaj pas një debati të shkurtër verbal, ai ka filluar që fizikisht ta sulmojë atë dhe pastaj edhe babin e saj, i cili në ndërkohë është ftuar të vijë, e ka goditur në kokë, më pas e ka shtyrë nga dritarja e lokalit të tij ku babai i I.M. e ka prerë këmbën.
I akuzuari B.M. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor të Gostivarit deri në zbardhjen e plotë të rastit.