Site icon PORTALB

Ronën e përkrahin edhe kolegët e saj

Rona dhe kolegët duke festuar

Rona dhe kolegët duke festuar

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovision, Rona Nishliu, është kualifikuar në finalen e këtij evenimenti që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Rona, e cila ishte e pesta në renditje, gjatë performancës së saj në natën e parë gjysmëfinale, mbizotëroi skenën dhe transmetoi ndjenja te publiku me një interpretim mjaft emocional, ndërsa mori ovacione për vokalin e jashtëzakonshëm. Nisur nga kjo performancë edhe shumë artiste, kanë shprehur mbështetjen e tyre per këngëtaren nga Shqiperia.

Dafina Zeqiri, e ka vlerësuar performancën e Ronës si paraqitjen më të mirë. “Ajo ia doli. Performanca e saj ishte emocionuese dhe Rona ishte e mrekullueshme”, ka thënë Dafina në statusin e saj në Facebook. Ndërsa Linda Halimi ka pohuar se , “Rona po fiton kismet po ju garantoj ! Më në fund po fillojnë të vlerësohen vokalet dhe jo pornostarët”, ka thënë Halimi.

Një tjetër këngëtare, pjesëmarrëse në Eurovision, Anjeza Shahini e ka vlerësuar shumë performancën e Nishliut. “Ja pra që shqiptarët qajnë të gjithë në ditë të vështira sepse kështu është edhe jeta. Lindim duke qarë, qeshim e qajmë në vazhdim dhe këto emocione i shprehim shpesh me këngë. Ronës i urojmë sukses në këtë ditë të vështirë, por më të bashkuar se në një ditë të zakontë. I themi se e presim të na krenojë ashtu siç kemi besim”, ka përfunduar Shahini. Kënga “Suus” është një kompozim i Florent Boshnjakut, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja nga Kosova./Portalb

Exit mobile version