Site icon PORTALB

11 vjeçari nga Shtimja u ka ikur kidnapuesve, paraqitet në polici

Policia e Kosovës

Një 11 vjeçar nga Shtimja i cili mbrëmë u kidnapua, ka arrit që të ikë nga automjeti i personave të dyshuar.

Kështu raporton policia e Rajonit të Ferizajt, ku thonë se djali menjëherë pasi ka ikur nga kidnapuesit është paraqitur në stacion policor, pak pas mesnatës, njofton Klan Kosova.

“Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij,ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”

“Hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit”, shkruan në kumtesë.

Exit mobile version