Forcat e Bashar al-Assad kryejnë sulm me gaz helmues në Gutën Lindore, 78 civilë të vrarë! (VIDEO)
Është rritur në 78 numri i civilëve që humbën jetën si pasojë e sulmit me armë kimike të regjimit të Bashar al Asadit ndaj qarkut Duma, pika e fundit që gjendet nën kontrollin e opozitarëve në rajonin e Gutës Lindore nën rrethim.
***********************
Të paktën 40 civilë u vranë në sulmet me armë kimike në Gutën Lindore të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad sulmin e kryen në rajonin Duma të Gutës Lindore, konfirmojnë ekipet e Mbrojtjes Civile në terren. Qindra njerëz janë asfiksuar nga sulmet kimike.
Regjimi sirian dhe përkrahësit e tij, me mbështetjen e Rusisë nga ajri, më 19 shkurt filluan një fushatë për marrjen e Gutës Lindore e cila është nën kontrollin e opozitës. Që atëherë janë kryer sulme të shumta në një zonë të banuar nga rreth 400 mijë civilë.
Shumë civilë u vranë ndërsa sulmet gjithnjë e më të ashpra dhe më të shpeshta detyruan civilët të kërkojnë mbrojtje në strehimore dhe bodrume.