Site icon PORTALB

Arizona, Teksasi mobilizojnë gardën në kufi

Shtetet amerikane të Arizonës dhe Teksasit njoftuan dje se do të dërgojnë brenda javës së ardhshme 400 trupa të Gardës Kombëtare në vijën kufitare SHBA-Meksikë, pasi presidenti kërkoi që të shtohen trupat në kufi.

Garda Kombëtare e Teksasit tha se ka dërguar disa trupa dhe ka në plan të dërgojë edhe një kontigjent shtesë brenda tri ditësh, shkruan VOA.

Guvernatori i Arizonës njoftoi dje se rreth 150 trupa të gardës do të dërgohen brenda javës së ardhshme.

Presidenti Trump tha para disa ditësh se synon të mobilizojë 2000-4000 trupa të Gardës Kombëtare për të mbështetur njësitë e patrullimit të kufirit.

Dje, Sekretari i Mbrojtjes James Mattis miratoi kërkesën e presidentit për dërgimin e deri 4000 trupave të Gardës në kufi.

Exit mobile version