Site icon PORTALB

Wohlers viziton stërvitjen ushtarake në Krivolak

Ambasadori Wohlers viziton stërvitjen  “Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012”

Ambasadori Wohlers viziton stërvitjen “Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012”

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Paul Wohlers do ta vizitojë stërvitjen ushtarake “Shigjeta e gjatë kooperative / Lanser 2012” e cila mbahet në Qendrën për stërvitje “Pepelishte”.

Wohlers do të shoqërohet nga kryeshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral – major Goranço Koteski. Gjatë vizitës e cila është caktuar për në ora 14:00 gjeneral majori Koteski dhe ambasadori Wohlers do të realizojnë takim me drejtorin dhe koordinatorin e stërvitjes.

Ambasadori Wohlers po ashtu do t’i vizitojë ushtarët amerikanë që marrin pjesë në stërvitjen. / portalb/

Exit mobile version