Site icon PORTALB

Janë zënë tre palestinezë në Manastir pasi që në mënyrë ilegale e kanë kaluar kufirin Greqi-Maqedoni

MPB

MPB

Dje  në orën 16:00 pas rrugës rajonale drejt Manastirit, shërbyesit policorë i kanë arrestuar A.A. (18), F.M. (24), dhe E.Z. (44) të gjithë nga Palestina që kanë qenë pa dokumente të identifikimit, transmeton Portalb.mk.

Informatat personale janë marrë nga tregimi i tyre. Ata në mënyrë ilegale e kanë kaluar kufirin Maqedoni-Greqi. Me ato është biseduar dhe më pas janë dërguar në Qendrën private për të huaj “Gazi Babë”.

Exit mobile version