Site icon PORTALB

Pas festave Gruevski çdo ditë duhet të paraqitet në gjykatë

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski

Pas festave vjen një javë plot e ngarkuar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Ai që nga e marta deri të premten çdo ditë duhet të paraqitet në Gjykatën Penale. Të martën dhe të mërkurën, gjegjësisht me 10 dhe 11 prill ka të caktuar seanca gjyqësore për furnizimin e “mercedesit luksoz” dhe rastin “Tank”, lënda është në fazën e procedurës së dëshmive dhe po dëgjohen dëshmitarët. transmeton Portalb.mk.

Të enjten me 12 prill duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik” në të cilën avokatët kërkuan më shumë kohë që të bëjnë ekpertizë të dëshmive. Të premten nëse Gjykata Supreme sjell vendim, duhet të dëgjohen 26 “bombat” në seancë.

Deri në fund të muajit Gruevski duhet të merr pjesë në 11 seanca gjyqësore edhe atë në pesë për rastin “Tank”, në tre për rastin “Titanik” dhe një në rastin “Trajektorja”, një për rastin “Dhuna në Komunën Qendër” dhe një për rastin “T.N.T”.

Exit mobile version