Site icon PORTALB

Ambasada e Rusisë demanton se qëndron mbrapa protestave në Shkup

Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë

Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Ambasada e Rusisë në Shkup mohon se është organizator i protestave në Shkup, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me spekulimet të shpërndara në disa media se mitingi i mbajtur këto ditë përpara Ambasadës së Rusisë në Shkup, si dhe fjalimi i ambasadorit të Rusisë përpara pjesëmarrësve shkel konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, njoftojnë se vlerësimet e tilla tregojnë se autorët e tyre pak dinë se [farë mbanë konventa. Ju rikujtojmë se Ambasada e Rusisë nuk ishte as iniciator, e as organizator i këtij mitingu”, thuhet në demantin e Ambasadës.

Nga ambasada i falënderojnë qytetarët që kanë dalë në mbështetje për diplomatin që u dëbua nga Maqedonia.

Ndryshe, të martën rreth pesëdhjetë qytetarë dhe anëtarë të partisë Maqedonia e vetme, u mblodhën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për t’i dhënë përkrahje diplomatit rus i cili u dëbuar nga Maqedonia me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në lidhje me rastin e helmimit të argjendit Skripal

Exit mobile version