Një grua dyzetenëntë vjeçare nga Tetova me iniciale B.I. mbrëmë rreth orës 20 e 30 në polici ka denoncuar dhunë familjare nga bashkëshorti i saj Z.I., transmeton Portalb.mk.
Ai është dehur nga pija dhe pasi ka shkuar në shtëpi rreth orës 19:00 ka filluar të grindet me B.I. ku e ka sulmuar fizikisht duke e goditur nëpër trup dhe kokë.
Z.I. është privuar nga liria dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të përballet me kundërvajtje përkatëse.