Shkrimi i fundit i gazetarit Mehmet Latifi, arbëreshi Deshpali: Krenohemi me heroin tonë Skënderbeun

Titulli: Akademiku 84 vjeçar arbënesh Deshpali: Krenohemi me heroin tonë Skënderbeun
Shkruan: Mehmet Latifi (1949-2018)
Data: 15.01.2018

Me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në kuadër të aktiviteteve të “Vitit të Skënderbeut”, në Zagreb të Kroacisë më 17 janar do të zhvillohet një aktivitet  madhështor.  Për këtë është përkujdesur si organizator Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit me kryetar Shuip Ziberi, ambasada e Repblikës së Shqiperisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës.

Këtë projekt madhor e mbështet financiarisht Qyteti i Zagrebit dhe vetë kryetari i qytetit të Zagrebit, Milan Bandiq, pa mirëkuptimin dhe ndihmën e tij do të ishte mbase e pamundur të realizohej ky projekt.

Me këtë rast, e kontaktuam dirigjentin arbënesh, Akademikun 84 vjeçar, Maestro Pavle (Pal) Deshpali për një prononcim lidhur me këtë aktivitet, dhe angazhimin e tij për të dirigjuar me Orkestrin Kamertal të Zagrebit, duke e pyetur:

  1. Maestro Deshpali, çfar do të thotë për ju kjo ngjarje në Zagreb? dhe ai shprehet:

“Shënimi i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Zagreb, për mua është një shprehje e krenarisë, respektit dhe faleminderimit ndaj heriot kombëtar shqiptar, fama e të cilit që moti i ka tejkaluar kufijt shqiptar”, theksoi Deshpali.

  1. Maestro Deshpali, si e ndiet veten kur pranuat që ju të dirigjoni me Orkestrën Kamertale të Zagrebit me veprën e Vivaldit “Scandebeg”?- ai shtoi:

“Jam i nderuar dhe kam nderin dhe gezimin që marr pjesë në një ngjarje të tillë. Çdo shqiptar si dhe pasardhësit e tyre, e ashtu edhe unë,  në zemër e mbajmë figurën e kryeheroit  tonë të madh”- duke treguar respektin dhe konsideratën ndaj figurës së Skënderbeut, njëherit duke shprehur edhe përkatësinë e tij kombëtare.

Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në kryeqendrën e Kroacisë, në ambijentet e Muzeut “Mimara”, do të mbahen dy ligjerata nga studjues eminent të zhvillimeve historike të periudhës së Skënderbeut. Dr.sc.Damir Karbiq, drejtor i Institutit të shkencave historike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, do të ligjerojë mbi: “Skënderbeu dhe Europa juglindore në kohën e tij” si dhe prof.Dr. Zeqirja Idrizi, profesor ordinar në Universitetin e Tetovës me temën: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, parzmore çeliku në gjoks të Europës”.

Aktivitetet vazhdojnë me promovimin e librit me përzgjedhje të shkrimeve në gjuhën kroate dhe shqipe me titull “Figura e Skënderbeut në Kroaci”, që do ta bëjë Mirjam Deponte, kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Kroate.

Për të përmbyllur këtë manifestim me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, sipas fjalëve të veprimtarit ing. Shuip Ziberit, kryetar i Bashkisë së shqiptarëve të qytetit të Zagrebit, pa dyshim një “ministër i kulturës shqiptare në Zagreb”-  pra do të ekzekutohen fragmentet e operës së Antonio Vivaldit “Scanderbeg”, fragmente që janë zbuluar nga Akademik Ennio Stipçeviqi (djali i ilirologut të ndjerë Aleksandër Stipçeviqit), që do të bëhet nga Orkestra kamertale e Zagrebit, me solist Lidija Horvat-Dunjko-soprano; Borisllav Pushkariq-bas dhe Toni Nezhiq-bas dhe e gjithë kjo nën përkujdesjen artistike të prof  Xhevdet Sahatxhija.

Me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në kuadër të aktiviteteve të “Vitit të Skënderbeut”, në Zagreb të Kroacisë më 17 janar do të zhvillohet një aktivitet  madhështor.  Për këtë është përkujdesur si organizator Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit me kryetar Shuip Ziberi, ambasada e Repblikës së Shqiperisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës.

Këtë projekt madhor e mbështet financiarisht Qyteti i Zagrebit dhe vetë kryetari i qytetit të Zagrebit, Milan Bandiq, pa mirëkuptimin dhe ndihmën e tij do të ishte mbase e pamundur të realizohej ky projekt.

Me këtë rast, e kontaktuam dirigjentin arbënesh, Akademikun 84 vjeçar, Maestro Pavle (Pal) Deshpali për një prononcim lidhur me këtë aktivitet, dhe angazhimin e tij për të dirigjuar me Orkestrin Kamertal të Zagrebit, duke e pyetur:

  1. Maestro Deshpali, çfar do të thotë për Ju kjo ngjarje në Zagreb? dhe ai shprehet:

“Shënimi i 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Zagreb, për mua është një shprehje e krenarisë, respektit dhe faleminderimit ndaj heriot kombëtar shqiptar, fama e të cilit që moti i ka tejkaluar kufijt shqiptar”, theksoi për INA, akademiku Deshpali.

  1. Maestro Deshpali, si e ndiet veten kur pranuat që ju të dirigjoni me Orkestrën Kamertale të Zagrebit me veprën e Vivaldit “Scandebeg”?- ai shtoi:

“Jam i nderuar dhe kam nderin dhe gezimin që marr pjesë në një ngjarje të tillë. Çdo shqiptar si dhe pasardhësit e tyre, e ashtu edhe unë,  në zemër e mbajmë figurën e kryeheroit  tonë të madh”- duke treguar respektin dhe konsideratën ndaj figurës së Skënderbeut, njëherit duke shprehur edhe përkatësinë e tij kombëtare.

Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen në kryeqendrën e Kroacisë, në ambijentet e Muzeut “Mimara”, do të mbahen dy ligjerata nga studjues eminent të zhvillimeve historike të periudhës së Skënderbeut. Dr.sc.Damir Karbiq, drejtor i Institutit të shkencave historike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kroacisë, do të ligjerojë mbi: “Skënderbeu dhe Europa juglindore në kohën e tij” si dhe prof.Dr. Zeqirja Idrizi, profesor ordinar në Universitetin e Tetovës me temën: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, parzmore çeliku në gjoks të Europës”.

Aktivitetet vazhdojnë me promovimin e librit me përzgjedhje të shkrimeve në gjuhën kroate dhe shqipe me titull “Figura e Skënderbeut në Kroaci”, që do ta bëjë Mirjam Deponte, kryetare e Shoqatës Shqiptaro-Kroate.

Për të përmbyllur këtë manifestim me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, sipas fjalëve të veprimtarit ing. Shuip Ziberit, kryetar i Bashkisë së shqiptarëve të qytetit të Zagrebit, pa dyshim një “ministër i kulturës shqiptare në Zagreb”-  pra do të ekzekutohen fragmentet e operës së Antonio Vivaldit “Scanderbeg”, fragmente që janë zbuluar nga Akademik Ennio Stipçeviqi (djali i ilirologut të ndjerë Aleksandër Stipçeviqit), që do të bëhet nga Orkestra kamertale e Zagrebit, me solist Lidija Horvat-Dunjko-soprano; Borisllav Pushkariq-bas dhe Toni Nezhiq-bas dhe e gjithë kjo nën përkujdesjen artistike të prof  Xhevdet Sahatxhija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button