Situata në Maqedoni pas Samitit të NATO-s në Çikago është bërë e padurueshme dhe duhet ndryshim urgjent, që do të thoshte shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja ku partitë do të dilnin me idetë e tyre se si duhet Maqedonia të integrohet, deklaruan për Portalb analistët Edmond Ademi dhe Artan Sadiku.
Sipas tij dështimi më i madh nga ky mos sukses në Çikago është i BDI-së pasi si parti në qeveri që për dhjetë vite premton anëtarësim në NATO dhe BE i dështoi programi politik.
‘Vendosja e përmendoreve siç ndodhi edhe sot me atë të Filipit, absolutisht rëndon edhe më tej pozitën edhe ashtu të rëndë që në njëfarë forme edhe po të dëshirojë dikush nga jashtë të na ndihmojë nuk mundet’ thotë Ademi.
Analisti Artan Sadiku thotë se Samiti i Çikagos tregoi se NATO nuk ndërroi qasjen ndaj mënyrës së anëtarësimit të shteteve të reja, dhe se tash nuk na ngelet asgjë përveç mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas tij partitë do të dalin me platformat e tyre se si duhet vepruar më tutje, dhe kjo do të ishte një formë referendumi.
‘Sa i përket BDI-së mendoj se ajo nuk mund të bëj më shumë se presion që të mbahen zgjedhje të parakohshme, sepse dalja nga qeveria do të rriste përkrahjen e VMRO-DPMNE-së edhe më shumë, do të ishte si një triumf i Gruevskit nga BDI-së’ thotë Sadiku.
Pas përfundimit të punimeve të Samitit të Çikagos ku u konfirmua se Maqedonia nuk do të jetë në rend dite deri sa të arrijë kompromis me Greqinë, reaguan partitë opozitare shqiptare dhe maqedonase.
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) kërkoi shpërbërjen e Parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim kërkuan edhe hapjen e dialogut politik mes katër forcave më të mëdha politike në vend VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.
Partia e Rufi Osmanit gjithashtu doli me kërkesë për shpërbërjen e Parlamentit dhe Qeverisë dhe të arrihet një konsensus i gjerë politik në vend, të krijohet një qeveri teknike gjithëpërfshirëse dhe dalje nga ky qorrsokak integrues dhe ekzistencial.
Pas deklaratës së Gruevskit plot akuza ndaj NATO-s dhe BE-së, edhe opozita maqedonase LSDM ka shprehur pakënaqësi të mëdha nga gjendja në të cilën gjendet shteti, ndërsa qëndrimet e veta do ti bëj publike në protestat që do ti organizoj muajin e ardhshëm.
Protesta masive do të jenë kundër kundër izolimit, varfërisë dhe politikave de zintegruese të Qeverisë aktuale.
Partia shqiptare në pushtet akoma nuk është prononcuar rreth idesë së partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, ata pjesërisht u distancuan nga deklarata e Gruevskitv duke e quajtur emocionale./Portalb/