Site icon PORTALB

Gjermani, qeni mbyt nënën dhe djalin!

Ilustrim

Policia gjermane dyshon se një grua dhe djali i saj i rritur janë mbytur nga qeni i tyre në një apartament në Hannover, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia thotë se një i afërm i tyre, dje ka thirrur policinë pasi në mbrëmje kishte parë trupat përmes dritares së banesës. Ata theksuan se zjarrfikësit së pari janë dashur të neutralizojnë qenin dhe më pas të afrohen te trupat e 52-vjeçares dhe djalit të saj 27-vjeçar.

Në deklaratën e publikuar sot, policia thekson se eksperti i mjekësisë ligjore ka theksuar se nëna dhe djali “janë kafshuar për vdekje nga qeni”.

Autoritetet gjermane kanë shtrënguar rregullat mbi sulmet e qenve pas një serie sulmesh ndaj njerëzve, përfshirë edhe fëmijët, në vitin 2000.

Exit mobile version