Site icon PORTALB

Ja si do të jetë moti gjatë ditëve në vijim në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se nesër do të mbizotërojë mot i ngrohtë, por do të ketë edhe reshje të dobëta të shiut, ndërsa në orët e pasdites në disa vende reshjet e shiut do të jenë më intensive si dhe do të ketë vetëtima, transmeton Portalb.mk.

Shiu do të vazhdojë edhe gjatë mbrëmjes dhe të premten dhe të shtunën paradite. Reshje më intensive priten në pjesët veriore dhe lindore.

Të premten do të fryjë erë e fortë veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore.  Gjatë festave moti do të jetë më stabil, i thatë dhe relativisht ngrohtë, paralajmërojnë metereolozët.

Exit mobile version