Site icon PORTALB

Ronaldo: Falënderoj tifozët e Juventus, kjo nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë

Christiano Ronaldo

Christiano Ronaldo

Real Madrid bëri hap të rëndësishëm përpara drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve, përmes Cristiano Ronaldo dhe dy golave të tij.

Të Bardhët mposhtën Juventus në Torino me rezultat 3-0, me golin e tretë të shënuar nga Marcelo, duke siguruar pothuajse kalimin në fazën tjetër, transmeton Klan Kosova.

Pas takimit Ronaldo foli në konferencë për media, duke diskutuar detaje të ndeshjes, si edhe golin e jashtëzakonshëm me gërshërë.

“Ishte gol shumë i bukur. Nuk prisja të shënojë të tillë gol, por le të flasim për ndeshjen”.

“Juventus është skuadër e fortë dhe ne arritëm të shënojmë tre gola. Luajtëm mirë dhe për këtë jam i lumtur”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë tifozët e Juventus sepse bënë diçka të jashtëzakonshme që nuk më ka ndodhur kurrë në karrierë”, shtoi portugezi, duke folur për duartrokitjet e tifozëve vendas pas golit të tij me gërshërë.

Exit mobile version