Site icon PORTALB

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski do të merr pjesë në takimin mes liderëve për çështjen e emrit

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski mbrëmë deklaroi se kryeministri Zoran Zaev dhe partia e tij sillen në mënyrë jo korrekte ndaj çështjes së emrit me Greqinë, por konfirmoi se do të merr pjesë në takimin e liderëve në lidhje me këtë çështje pas festave të pashkëve, transmeton Portalb.mk.

“Do të kemi takim liderësh pas Pashkëve dhe supozoj së në atë takim do të na informojë se si rrjedhin bisedimet. Por ajo që e bën jokorrekt të gjithë procesin e këtij dokumenti të cilin Koxias e ka sjellë në Maqedoni me 20 faqe. Dhe më pas LSDM-ja ia ka kthyer dokumentin me pesë faqe dhe këtë e kam kuptuar nga mediat” tha Mickoski.

Exit mobile version