“I nderuari Kryetar i Komunës së Elbasanit, z. Qazim Sejdini, aksidenti i djeshëm ku humbën jetën tragjikisht studentë të Universitetit të Elbasanit dhe u plagosën shumë studentë të tjerë, shumica nga Elbasani, është një ngjarje e rëndë për qytetin tuaj.
Duke ndarë me ju hidhërimin e thellë për këtë tragjedi, pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve të Tetovës dhe të miat personalisht për humbjen tragjike të jetëve të studentëve.
Me këtë rast ne ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave, studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Elbasanit.”
Kështu shprehet kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti në letrën ngushëlluese drejtuar Kryetarit të Komunës së Elbasanit z. Qazim Sejdini. /Portalb/