Ish përfaqësuesja e OSBE-së për të drejtat e njeriut në media, Dunja Mijatoviq, prej sot e ka marrë detyrën komisare për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës dhe është gruaja e parë e cila është në atë funksion, njofton Portalb.mk.
Mijatoviq ka deklaruar se prioriteti i tyre do të jetë që të sigurohet implementimi i normave aktuale dhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtoi se për atë është e nevojshme vullneti politik, por edhe angazhimi i tërë shoqërisë.
“Kam për qëllim që të vazhdojë me punën e komisarëve paraprak dhe ta mbajë aftësinë e këtij institucioni, në mënyrë të shpejtë dhe efikase të reagoj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Besoj se të drejtat e njeriut janë universale dhe asnjë vend nuk është jashtë tyre”, ka deklaruar Mijatoviq.
Ajo ka vlerësuar se më e rëndësishme është që të ketë përkushtim për të drejtat e njeriut dhe të kthehet besueshmëria për rëndësinë e tyre.
Ajo u zgjodh nga Këshilli i Evropës në janar dhe e trashëgon Nills Muizhieks, ndërkaq mandati i saj zgjat 6 vjet.