Site icon PORTALB

Arratisje spektakolare në Kolumbi, bëjnë tapë gardianin

Dy të burgosur ia mbathën nga një burg në kryeqytetin kolumbian, Bogotà, pasi dehën gardianin.

 Ngjarja bëri mjaft bujë në Kolumbi, pasi u mor vesh se të burgosurit i thanë rojes tashmë të dehur se do të shkonin të blinin më shumë pije alkoolike, e ai me kënaqësi i hapi derën e burgut, transmeton Top Channel. Sigurisht që dy të burgosurit nuk u kthyen më dhe policia ka nisur kërkimet për ta.

Dy të arratisurit u identifikuan si Jhon Gutiérrez Rincón, një rebel i FARC-ut i dënuar me 40 vite burg, dhe Olmedo Vargas, po ashtu ish-rebel dhe në pritje të gjyqit për vjedhje.

Autoritetet kolumbiane thanë se, pas mungesës në apel të të dy të burgosurve nisën hetimet dhe zbuluan se në qelinë e tyre nuk kishte asnjë shenjë thyerjeje, diçka që tregon se kishin një bashkëpunëtor në burg.

Gardiani që mbante era akool dukej një i dyshuar perfekt, sidomos pasi refuzoi testin për të verifikuar sa kishte pirë. Më pas, roja pranoi fajin, por kjo sidoqoftë nuk ndihmoi në kapjen e dy të arratisurve, që të paktën duhen vlerësuar për planin origjinal.

Exit mobile version