Site icon PORTALB

KOD publikoi SMS e Veljanovskit: Me 27 prill intensivisht ka komunikuar edhe me Vesel Memedin dhe Talat Xhaferin

Kush e ka shfrytëzuar telefonin me të cilin është dhënë urdhër për sulm në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar.

Kjo ishte një ndër temat e botimit të mbrëmshëm të emisionit KOD me temë aktakuzë për të enjten e përgjakshme. KOD me tjerash zbulon se mes 422 dëshmive ka edhe një dëshmi, transmeton Portalb.mk.

Ministri i atëhershëm, Agim Nuhiu në deklaratën e tij para Prokurorisë ka shpjeguar se si e ka kërkuar shtabin operativ dhe sa ka qenë e tensionuar atmosfera në shtab mes tij dhe Mitko Çavkovit.

Dëshmi është edhe ekspertiza e telefonit të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski nga i cili është marrë përmbajtja e SMS porosive, publikoi KOD në botimin e saj që u imitua mbrëmë në televizionin Telma.

Sipas dëshmisë së telefonit, komunikim më intensiv ish-kryetari i Kuvendit ka pasur me sigurimin e tij, Gjoshevskin ku e ka ftuar të shkojë ta kryejë detyrën e vet dhe ta mbrojë.

Sipas dëshmisë nga ekspertiza e telefonit të Veljanovskit, ish-kryetari i Kuvendit me 27-prill ka pasur komunikime intensive edhe me spikerin e ardhshëm, Talat Xhaferi si dhe me deputetin Vesel Memedi.

Exit mobile version