Site icon PORTALB

Ligji i gjuhëve, deklarohet zëvendëkryeministri Bujar Osmani (VIDEO)

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili që pas votimit të dytë është në pritje të dekretimit nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka komentuar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke thënë se me zbatimine  tij do të përgënjeshtrohen të gjitha kërcënimet e bëra paraprakisht, transmeton Portalb.mk.

“Sinqerisht, me padurim po pres zbatimin e ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, jo vetëm për shkak të faktit se fjala është për një arritje evidente të shqiptarëve, por edhe për shkak se me vet zbatimin e ligjit, do të përgënjeshtrohen të gjitha kërcënimet dhe frikërat që i paraqitën periudhën paraprake”, tha sot Osmani.

LEXO: Për herë të fundit, Bujar Osmani apelon për konsensus shtetëror (VIDEO)

Ndërkohë, nga ana tjetër se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është kërcënues dhe se frika nga zbatimi i tij është gënjeshtër, ka vlerësuar edhe ditë më parë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Përndryshe të enjtën, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se ai nuk do të vendosë nënshkrim në vend të presidentit Gjorgje Ivanov i cili edhe përkundër obligimit kushtetues nuk e dekreton ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i Kuvendit njoftoi se ka kërkuar që të takohet me presidentin Ivanov por nga Kabineti i presidentit nuk i kanë kthyer përgjigje.

Në lidhje mundësinë për dërgimin e një kërkesë nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese që e njëjta të deklarohet nëse presidenti ka shkelur kushtetutën me mos dekretimin e ligjit, Xhaferi tha se Kuvendi nuk ka bazë  t’i drejtohet Kushtetueses.

Ndryshe, ligji për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota “për”, në atmosferë të tensionuar për së dyti herë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që së pari herë Ivanov refuzoi ta dekretojë ligjin. Megjithatë, Ivanov përsëri deklaroi se nuk do ta dekretojë ligjin, edhe pse nuk ka të drejtë kushtetuese.

Exit mobile version