Për skandalin me poezinë me përmbajtje antishqiptare të financuar nga Agjencia për Rini dhe Sport të Maqedonisë ka reaguar Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasamin dhe të njëjtin e dënojnë dhe e vlerësojnë si të turpshëm. Nga BESA të njëjtin e barazojnë me skandalin e Enciklopedisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.
“Gjuha e urrejtjes që është lejuar në këtë botim është ripërsëritje e përhapjes të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve e cila për të rikujtuar opinionin publik para shumë viteve ndodhi edhe përmes publikimit të së ashtuquajturës “enciklopedi” ku njëlloj si sot në botimin e Agjencionit për Rini dhe Sport ofendoheshin shqiptarët”, thuhet në reagimin e BESA-s.
Nga BESA kërkojnë që Qeveria e Maqedonisë të distancohet duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski dhe dënimin e të gjithë të involvuarit tjerë në këtë projekt – në të kundërtën siç thonë nga BESA edhe “Qeveria do të jetë e dyshimt për përfshirjen në këtë projekt të turpshëm”.