Site icon PORTALB

Raportohet rrejshëm se ka bombë në një bar në Shkup

policia- mpb

MPB- Ilustrim

Mbrëmë në stacionin policor në Qendër është bërë një njoftim i rremë për bombë në një kafe bar në  rrugën “Metropolit Teodosij Gologanov”.

Nga MPB informojnë se një person i panjohur mashkull është paraqitur 55 minuta pas mesnate në stacionin policor dhe ka raportuar se kishte vendosur një bombë në një bar që do të shpërthejë për gjysmë ore.Policët dolën në vendin e ngjarjes dhe i evakuuan njerëzit që ishin në objektet përreth, përcjell Portalb.mk. 

Gjatë kontrolleve të kryera, u konstatua se kjo ishte një raportimi  rremë.

 

Exit mobile version