Site icon PORTALB

Strugë, përmbytet një pjesë e Plazhit të Meshkujve gjatë natës

Vërshime në Strugë/ Foto: Alsat M

Gjendja e bregdetit të Strugës u vështirësua gjatë orëve të natës. Një pjesë e madhe e Plazhit të Meshkujve, pjesë e parkut, portit dhe shëtitorja pranë derdhjes së liqenit janë përmbytur, transmeton Alsat M. 

Me ndërhyrjen në kohë të marinës dhe njësitit të zjarrfikësve të Strugë, u shpëtuan 2 anije dhe një helikopter. Për fat të keq një anije e ankoruar pranë digës është fundosur plotësisht.

Exit mobile version