Site icon PORTALB

Aktori Schwarzenegger operohet me sukses në zemër, i vendoset një valvulë

Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger e ka shijuar edhe një herë momentin e frazës së tij “I’ll be back” (Do të kthehem).

Sipas përfaqësuesve të yllit të filmit “The Terminator”, fjala e tij e parë pas operimit në zemër ishte “I’m back” (U ktheva).

Daniel Ketchell përmes Twitter-it ka njoftuar se aktori 70-vjeçar është zgjuar dhe është në gjendje të mirë pas zëvendësimi të një valvule të zemrës, transmeton Janvanews.

TMZ raportoi se ish-guvernatori i Californias kreu një operacion të planifikuar. Procedurat ishin të rrezikshme ndërsa pati komplikime që e zgjatën operacionin për disa orë, përgatiti Koha.

Exit mobile version