Site icon PORTALB

Shekerinska: Maqedonia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe investon për të pasur

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska theksoi se deklaratat që i marrin nga Rusia kohës së fundit nuk janë pozitive, po megjithatë nuk janë befasuese, veçanërisht pas qëndrimit të vitit të kaluar se Maqedonia ka mendim të përcaktuar për qëllime strategjike të vendit, transmeton Portalb.mk.

Ajo pas vizitës së saj në Qendrën mjekësore ushtarake në Shkup theksoi se Maqedonia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe investon për të pasur, por vendimin për qëllimet strategjike i sjellin autoritetet.

Exit mobile version