Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta realizoi takim pune me ambasadorin e ri të Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov. Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit midis MVL-së dhe ambasadës bullgare në Shkup, për këmbimin e përvojave midis të dyja vendeve dhe për bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të IPA Kopmonentës së 2-të.
Ministri Bejta, ambasadorin Petkov e njoftoi për bashkëpunimin e mirë që më herët e ka pasur me ambasadorët e mëhershëm dhe tha ky bashkëpunim do të vazhdoje edhe në të ardhmen. Ai, gjithashtu e informoi ambasadorin Petkov edhe për ligjet të cilat janë miratuar e të cilat shkojnë në interes të komunave dhe e zhvillojnë decentralizimin.
Nga ana e tij, ambasadori i Bullgarisë Ivan Petkov tha se Maqedonia është një vend serioz dhe se pa decentralizim nuk ka demokraci./Portalb