Site icon PORTALB

Guterres: Jemi duke shkuar drejt periudhës së Luftës së Ftohtë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, shprehu shqetësime në lidhje me tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë, duke thënë se bota është duke shkuar drejt një situate të ngjashme me periudhën e Luftës së Ftohtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në selinë e OKB-së në New York para gazetarëve në lidhje me çështjet aktuale, Guterres adresoi edhe marrëdhëniet e tensionuara Rusi-SHBA pas vendimit të SHBA-së për të dëbuar 60 diplomatë rusë pas krizës me Britaninë për shkak të rastit me agjentin rus Sergei Skripal.

“Jam maksimalisht i shqetësuar. Në masë të madhe, jemi duke shkuar drejt një situate të ngjashme me periudhën e Luftës së Ftohtë”, theksoi Guterres.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tërhoqi vëmendjen se gjatë Luftës së Ftohtë bota ka dëshmuar luftë për kontroll mes dy superfuqish, ndërsa tani, sipas tij, ekzistojnë më shumë aktorë të pavarur.

Ai po ashtu foli edhe rreth ndryshimeve klimatike, duke thënë se kjo dukuri është rreziku më i madh me të cilin përballet njerëzimi. Sipas tij, katastrofat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike arrijnë përmasa ekonomike prej 320 miliardë dollarësh.

Guterres përshëndeti samitin e planifikuar në për muajin prill mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, duke theksuar nevojën për negociata serioze për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Ndërkaq, në lidhje me takimin mes liderint verikorean Kim Jong-un dhe presidentit kinez Xi Jinping, shefi i OKB-së potencoi se Kina luan rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve në rajon.

Exit mobile version