Site icon PORTALB

Ambasada amerikane paralajmëron sulme terroriste në Kosovë

Ambasada Amerikane në Prishtinë

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët e saj për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë. Selia diplomatike u kërkon që të tregohen shumë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë festës së Pashkëve katolike dhe ortodokse.

“Ekstremistët vazhdojnë të përqendrohen në vende turistike, qendrat tregtare, bare, shtëpitë e adhurimit dhe objektivat e tjera”,shkruhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Prishtinë. Gjithashtu kërkohet nga shtetasit amerikanë që të tregohen vigjilentë dhe të mos bien në sy si dhe të mos bëhen pjesë e grumbullimeve në vende publike.

Exit mobile version