Site icon PORTALB

Edhe përkundër dallimeve, vazhdojnë negociatat për emrin e Maqedonisë

Nikos Koxias- Methju Nimic- Nikolla Dimitrov

Mëngjesin e nesërm pritet që nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic pala maqedonase në krye me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov të negociojë me homologun e tij, Nikos Kocijas që përfaqëson palën greke. Ata do të bisedojnë në lidhje me pikat kyçe të propozim-marrëveshjeve të shkëmbyera.

Mediat greke shkruajnë se pas Vjenës pritet që ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov do të vizitojë Athinën.

Edhe përkundër dallimeve në qëndrimet e Shkupit e Athinës zyrtare, qeveritë e dy vendeve kanë shprehur gatishmëri për t’i dhënë fund këtij kontesti shumëvjeçar dhe optimizëm se do të arrijnë progres pikërisht në raundin e nesërm të negociatave.  Për javën e ardhshme është caktuar një takim liderësh ku ndër tjerash pritet të bisedohet edhe rreth përfundimeve të takimit të Vjenës.

 

Exit mobile version