Site icon PORTALB

Retorika kërcënuese e Shçerbakut, reagon Lëvizja BESA

Bilall Kasami

Ndaj deklaratave të sotme të ambasadorit të Rusisë në Maqedoni, Olleg Shçerbak ka reaguar Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami duke i cilësuar të njëjtat si kërcënuese ndaj shteteve që janë të orientuara drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Nga atje kërkojnë që Ministria e Jashtme e Maqedonisë të dërgojë notë protestë dhe Shçerbaku të thirret në përgjegjësi.

“Lëvizja Besa denon këtë retorikë destruktive dhe kërcënuese dhe urgjentisht kërkojmë që Ministria e Punëve të Jashtme të dërgojë note proteste në Rusi dhe të thërasë në përgjegjësi ambasadorin rus. Njëherit i bëjmë apel Qeverisë që pa humbur kohë të përshpejtojë proceset të cilat sa më shpejt do ta integrojnë Maqedoninë në NATO për të garantuar sigurinë e shtetit nga qarqe tashme armiqsore pro-ruse”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Exit mobile version