Site icon PORTALB

PDSH: Kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe shpërbërje të parlamentit

PDSH-ja po distancohet nga fjalori i Nikolla Gruevskit

PDSH-ja po distancohet nga fjalori i Nikolla Gruevskit

Partia demokratike shqiptare, pas dështimit në Çikago dhe mos marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO kërkon mbledhje urgjente parlamentare në të cilën do të merret vendimi për shpërbërje të parlamentit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme.

“PDSH-ja po distancohet nga fjalori i Nikolla Gruevskit i transmetuar nga ana e agjencisë MIA, fjalor i cili është kundër NATO-s dhe marrëdhënieve me shtetet fqinje, fjalor i cili prish ëndërrat e shqiptarëve për NATO dhe BE”, deklaroi Imer Aliu nga PDSH-ja.

Nga kjo parti kërkojnë që BDI-ja të deklarojnë qartë se a janë me Gruevskin apo janë me NATO-n dhe BE-në. Ata gjithashtu kërkojnë dorëheqje nga zv/kryeministres Teuta Arifi dhe nga Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, të cilët sipas PDSH-së janë fajtorë për mashtrimin më të madh në Maqedoni./Portalb

Exit mobile version