Site icon PORTALB

Ligji për gjuhët, Xhaferi: Nuk vë nënshkrim në vend të Ivanovit, mund të ngritet interpelancë

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi gjatë takimit joformal me gazetarët deklaroi sot se ai nuk do të vendosë nënshkrim në vend të presidentit Gjorgje Ivanov i cili edhe përkundër obligimit kushtetues nuk e dekreton ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Portalb.mk.

Sipas Xhaferit, presidenti i shtetit e ka për obligim ta nënshkruajë ligjin.

“Presidenti ka obligim kushtetues ta nënshkruajë ligjin dhe për këtë unë nuk do të vendos nënshkrim në vend të tjetërkujt” tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit njoftoi se ka kërkuar që të takohet me presidentin Ivanov por nga Kabineti i presidentit nuk i kanë kthyer përgjigje.

Në lidhje mundësinë për dërgimin e një kërkesë nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese që e njëjta të deklarohet nëse presidenti ka shkelur kushtetutën me mos dekretimin e ligjit, Xhaferi tha se Kuvendi nuk ka bazë  t’i drejtohet Kushtetueses.

Sipas Xhaferit, po analizohen format se si mund të hyjë në fuqi ligji, ndërkaq tha se mosnënshkrimi i ligjit nga ana e Ivanovit mund të krijojë praktikë që në të ardhmen secili president të mund të bllokojë secilin ligj.

Exit mobile version