Site icon PORTALB

Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë

Në Zagreb, në bibliotekën kryesore të "Bogdan Ogrizoviq", është promovuar libri "Histori të tmerrit" të autores Sanije Gashi

Në Zagreb, në bibliotekën kryesore të "Bogdan Ogrizoviq", është promovuar libri "Histori të tmerrit" të autores Sanije Gashi

Në Zagreb, në bibliotekën kryesore të “Bogdan Ogrizoviq”, është promovuar libri “Histori të tmerrit” të autores Sanije Gashi.

Autorja e librit shpalosi rrëfimet, të cilat paraqesin një ndër periudhat më të trishta të popullit shqiptar të Kosovës, protagoniste kryesore të të cilave janë gratë që përjetuan llahtarin në shtëpitë e tyre gjatë luftës së viteve 1998/1999, nga forcat okupuese serbe.

Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtoresha e bibliotekës, e cila librin e cilësoi si një botim të veçantë. Promovimi u mbajt nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ndërkaq u organizua nga presidentja e Klubit të Grave Shqiptare të Zagrebit, “Mbretëresha Teuta”, zonja Shenida Bilalli. Përveç adhuruesve të librit, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Pëllumb Qazimi, si dhe personalitete të tjera të njohura shqiptare e kroate. /Portalb/

Exit mobile version