Site icon PORTALB

Prokurori shtetëror, Joveski: Prokuroria konsideron se ekzistojnë baza për paraburgim

Lubomir Joveski

Lubomir Joveski

Prokurori republikan shtetëror, Luborim Joveski tha se vendimi i Gjykatës Supreme bazohet në ankesat e dorëzuara në pjesën e hetimit, ndërsa masat e reja janë kërkuar pasi që Prokuroria edhe zyrtarisht ngriti 30 akuza për “rastin e 27 prillit”, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria konsideron se ekzistojnë baza për paraburgim. Për secilën nga masat e siguruara ka rrethana të veçanta të cilat vlerësohen – se a janë të punësuar personat, gjendja materiale e familjes, lidhjet e tyre me familjarët jashtë vendit…”, tha Joveski dhe potencoi se Prokuroria disponon me numër të mjaftueshëm të dëshmive që do ta dëshmojnë këtë aktakuzë para gjykatës.

Ai nuk potencoi se cilat janë bazat për kërkesën e paraburgimit, por rrethanat sugjerojnë se te numri më i madh parandalohet mundësia nga ikja, gjegjësisht të sigurohet mundësia që ato të jenë të kapshëm gjatë kohës së procesit gjyqësor.

Exit mobile version