Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në katërmbëdjetë gradë Celsius.
Nesër dhe pasnesër moti do të jetë me diell, ndërsa të shtunën dhe të dielën priten përsëri rreshje të shiut.