Site icon PORTALB

Shkelet një fëmijë 10-vjeçar nga një veturë në rrugën “Boris Sarafov” ku prindërit protestonin për shkak komunikacionit të rrezikshëm

MPB Policia

Ilustrim

Në rrugën “Boris Sarafov” të Komunës së Gjorçe Petrivit dje një fëmijë 10-vjeçar është goditur nga një veturë “mazda”. Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” ku është mbajtur për kurimin e mëtutjeshëm, transmeton Portalb.mk.

“Mazda” ka qenë me targa të regjistrimit të Shkupit dhe të e ka vozitur një person 40-vjeçar nga fshati Shishovë i Shkupit me iniciale T.J.

Ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 07:50.

Kjo rrugë disa herë është bllokuar nga qytetarët e Gjorçe Ptrovit që protestuan duke kërkuar siguri më të madhe për fëmijët. Në afërsi ndodhet shkolla fillore “Mirçe Acev”.

Prindërit kanë kërkuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit dhe nga Komuna e Gjorçe Petrovit vendosjen e sinjalizimit përkatës në komunikacion, ku do të ruheshin këmbësorët, veçanërisht fëmijët, por deri sot kjo çështje metët e hapur.

Exit mobile version